Pastrohen shume rruge ne Tetove, apel nga komuna per qytetaret

E DIEL PUNE, PREJ NESËR RESHJE TË REJA TË DËBORËS

Sot ekipet punuese për pastrim të rrjetit rrugor nga dëbora kanë punuar me kapacitet të plotë. Dita e diel kir kemi komuniacion dukshëm të reduktuat të automjeteve si dhe moti i butë mobilizuan maqineritë që punuan kryesisht në rrugët dytësore dhe lagjet në të cilat një intervenim i shpejtë ishte më se i nevojshëm. U kaluan rrugët: Murat Baftijari, rr. e Shtipit, Dritan Hoxha, rr. e Stacionit Policor, Abdyl Frashëri, rr. te Xhamia e Sahatit, Bllok 70, Bllok 82, Vëllezërit Miladinov, rruga 408, një pjesë e Bregut të Diellit, rrugët te Tetovarja, lagja Drenovec, Mirçe Acev etj. Moti i butë mundësoi që të bëjmë punë dhe pastrim efikas, në prag të reshjeve të dëborës që parashihen të fillojnë prej nesër dhe do të vahzdojnë deri ditën e enjte. Sot në mbrëmje poashtu do të trajtohen me kripë dhe skorje bulevardet, rrugët kryesore dhe unazat e qytetit. Në prag të reshjeve të reja edhe njëherë bëjmë thirrje deri te qytetarët që mos të parkojnë veturat e tyre në mënyre paralele dhe të dyfishtë në skajet e rrugëve, të pastrojnë hapësirat përpara shtëpive dhe lokaleve afariste në mënyrë që borën e pastruar mos ta hedhin në rrugë por e njëjta të mblidhet nëskajet e trotoareve. Gjitashtu apelojmë që të evitohet qarkullimi i panevojshëm me vetura në qytet. Për raste emergjente kur nevojitet një reagim i shpejtë dhe efektiv nga shërbimet komunale, të kontaktojnë në numrat e telefonit 193 – NJ.T.K.Z dhe 075 369 013.