Pastruesja nga Shkupi e gjen fëmiun te dera e banesës: Mami nuk po zgjohet nga gjumi!

 

Të hënën rreth orës 9 të mëngjesit në rrugën “11 Tetori” në banesën e 42 vjeaçres I.M. ka arritur Q.SH. (56), e cila ka punuar si pastruese në banesë. Te dera e ka gjetur djalin e saj gjashtëvjeçar. Kur e ka pyetur se ku gjendet nëna e tij, ai është përgjigjur se gjendet në dhomën e ditës dhe se nuk mundet ta zgjojë. Q.Sh. është futur në dhomë dhe e ka gjetur I.M. në divan pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjeku, kurse hetime në vendin e ngjarjes ka kryer policia. Trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.