Pavarësia e Kosovës në videon e lamtumirës së Tottit, tërbohen serbët

Francesco Totti, të dielën do të luajë ndeshjen e fundit për klubin e Romës. Ai debutoi si futbollist profesionist në vitin 1993 dhe kurrë gjatë karrierës nuk ka ndryshuar ngjyrat e klubit.

Në nder të largimit të “Princit të Romës”, ka pasur shumë mesazhe lamtumirës në të gjitha rrjetet sociale. Klubi verdhekuq së fundmi ka publikuar një video me 10 gjërat që nuk kishin ndodhur ende kur Totti ka debutuar me Romën për herë të parë.

Një ndër ta, është dhe Pavarësia e Kosovës në vitin 2008, e cila është renditur menjëherë pas linçimit të Ipod në vitin 2001.

Mediat serbe e kanë marrë si ofenduese duke theksuar habinë e tyre për kritierin që është përdorur në 10 gjërat që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.