PD proteston, por ku ndodhet Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike në sheshin përballë Kryeministrisë.

Mes turmës që u ekzaltua nga prania e ish-Kryeministrit, ai arriti të çajë dhe në krah me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe eksponentë të tjerë të selisë blu, ka zgjedhur të ulet në shesh.

Siç duket edhe nga fotografitë, Berisha është rreshtuar krah Bashës, Arben Ristanit, Fatmir Mediut dhe Grida Dumës, për të qëndruar këmbëkryq.

Pa Partinë Demokratike nuk ka zgjedhje. Me Ramën nuk ka zgjidhje. Direktivat e protestës i ka dhënë kryetari Basha.” është shprehur Berisha nga sheshi ku po qëndron këmbëkryq.