PDK në Prishtinë hap fushatën zgjedhore me fishekzjarre

 

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, nga ora 24:01 ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që mbahen më 11 qershor.

Kryetari i PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj pasi shpalli të hapur fushatën zgjedhore, i ftoi të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës që të bëjnë fushatë të qetë dhe të civilizuar, ashtu siç kanë bërë çdoherë, ndërsa kërkoi nga qytetarët e Kosovës dhe veçmas nga ata të Prishtinës, që siç tha “t’i bashkëngjiten fitores sonë, Fillimit të ri”.

 

Çelaj: Kjo formë e manifestimit është bërë tradicionale

Video

“Kjo formë e manifestimit pra, është bërë tradicionale tani më në degën e Prishtinës dhe unë po e shfrytëzoj rastin, që të ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës, t’i votoni dy kandidatët që i kam pranë meje, Shemsi Veseli dhe Memli Krasniqi”, ka thënë Çelaj, i cili ua ka uruar fitoren dy kandidatëve për deputetë dhe fitoren e koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, raporton KosovaPress.

 

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet, Memli Krasniqi kërkoi që entuziazmi me të cilin po hymë në fushatë, të vazhdojë deri më 12 qershor.

 

Krasniqi: Do të jenë fishekzjarrët tradicionale të fitores të PDK-së

Video

“Këto fishekzjarrë që po i shihni jashtë, fiks pas 12 dike në këtë kohë, do t’i kemi shumë më madhështorë, sepse do të jenë fishekzjarrët tradicionale të fitores të PDK-së dhe të koalicionit tonë”, tha Memli Krasniqi.

 

Edhe kandidati tjetër për deputet nga radhët e PDK-së, Shemsi Veseli theksoi se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë e madhërishme, dhe i ftoi qytetarët që t’i bashkëngjiten PDK-së dhe të jenë pjesë e ekipit të fitores