PDSH e Menduh Thaçit a po i përkrah protestat e Gruevskit?!

Partia Demokratike Shqiptare në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën me 11 dhjetor të vitit 2016 ka fituar vetëm dy deputet ku në këtë mënyrë ka pësuar një debakël të vërtetë.

Megjithatë, edhe pse Aleanca për shqiptarët ka 3 deputet, vetëm një deputet më shumë se PDSH-ja e Menduh Thaçit ajo në mënyrë konstruktive ka marr pjesë në përgatitjen e platformës shqiptare, ka kontribuar me ide dhe vlerësime për jetën politike të shqiptarëve të Maqedonisë dhe së fundmi ka kushtëzuar Zoran Zaevin për pranimin e platformës shqiptare nëse dëshiron nënshkrimet e saj.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka marr nënshkrimet e BDI-së, Aleancës për shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa për formimin e qeverisë së re.

E vetmja parti politike shqiptare parlamentare e cila as nuk ka marr pjesë në përgatitjen e platformës shqiptare e as që është angazhuar për kushtëzimin me atë platformë të cilit do subjekt politik maqedonas është PDSH-ja e Menduh Thaçit.

Heshtja e PDSH-së dhe injorimi tërësisht i kërkesave dhe interesave shqiptare a nënkupton se kjo parti është radhitur me interesat e VMRO-DPMNE-së?!/Tetova1/