PDSH-ja në Sllatinë dhe Zhelinë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe bartës i listës për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore Menduh Thaçi në mitingjet në Sllatinë dhe Zhelin të Tetovës, u bëri thirrje të pranishmëve ta mbështesin PDSH-në në zgjedhjet e ardhshme.

Ai theksoi se NATO dhe Bashkimi Evropian janë drejtimi pas të cilit duhet të lëvizin dhe e akuzoi BDI-në se asgjë nuk ka bërë për shqiptarët.

“Me politikanë të tillë tashmë një kohë të gjatë nuk jemi në rrugën e vërtetë dhe nuk do të jemi nëse ende qëndrojnë të jenë në pushtet. Dihet cili është drejtimi ynë – NATO dhe Bashkimi Evropian. Nuk ka alternativë për integrim euroatlantik. Kjo është rruga e vërtetë dhe duhet të vazhdojmë të shkojmë vetëm në atë drejtim”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Lideri I PDSH-së në tubimin tha se represioni shtetëror që u bëhet shqiptarëve në Maqedoni, ndalet vetëm me ligjet e amnistisë dhe vetëm PDSH mund të ndalë këtë represion.