PDSH mbajti tubim ne Struge

Partia Demokratike Shqiptare sonte ka mbajtur tubim parazgjedhor në Qendrën e kulturës “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë.
Lideri i partisë Menduh Thaçi duke e kërkuar besimin nga struganët, para anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë premtoi se nëse e marrin pushtetin do të luftojnë për të drejtat e shqiptarëve.
Sipas tij, kundërshtari politik nga pushteti, BDI zhvillon fushatë me premtime të vjetra, ndërsa nuk ka plotësuar asnjë edhe pse është gjatë kohë në pushtet. Thaçi paralajmëroi amnisti fiskale dhe shqiptarët të jenë ekonomikisht të barabartë me të tjerët.
“Propozimi ynë është që të miratohet ligj për amnisti fiskale. Konsiderojmë se buxheti shtetëror duhet të shkojë tek shqiptarët. Ata të jenë ekonomikisht të barabartë me qytetarët tjerë dhe pastaj të japin shpenzime. Do të vendosim edhe amnisti penale për rastet “Kumanovë”, “Sopot” dhe “Monstra”, të shkojnë sërish në gjykim, me gjyqtarë dhe prokurorë tjerë”, deklaroi Thaçi pas përfundimit të tubimit në Strugë.