PDSH mbylli fushtën në Kumanovë

“Me marrë postin e zavendëskryeministrit, do të bashkoj Likovën dhe Kumanovën, që përqindja e shqiptarëve të kaloj numrin 50”, tha Menduh Thaçi ne tubimin e fundit në Kumanovë. Ai gjithashtu akuzoi partinë shqiptare në pushtet për, siç tha ai, montimin e rastit të Kumanovës.

“Edhe 50 orë kanë mbetur të vuajtjeve të shqiptarëve. Unë vi këtu të ju premtoj se pas këtyre 50 orëve vjen koha e lirisë, koha e çlirimit koha e investimeve dhe koha e jetës së mirë të Kumanovës. Unë vi këtu me një plan të vërtetë, pozitën e zv/kryeministrit që e marr, përkujdesja ime kryesore do të jetë për Kumanovën. Ne do ta bashkojmë Likovën dhe Kumanovën”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Tubimi në Kumanovë ishte aktiviteti i fundit i Partisë Demokratike Shqiptare për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.