PDSH nis fushatën në Studeniçan

Partia Demokratike Shqiptare në opozitë e ka nisur fushatën nga Studeniçani i Shkupit.
Në tubimin e kësaj partie ka marrë pjesë edhe lideri Menduh Thaçi, ndërsa janë prezantuar edhe kandidatët e kësaj partie për deputetë në njësinë e parë zgjedhore.
Në këto zgjedhje PDSH kërkon mbështetjen e qytetarëve për të përmbushur platformën e partisë për barazuar statusin e shqiptarëve me maqedonasit.
Lideri Menduh Thaçi poashtu ka premtuar edhe amensti të përgjithshme dhe fiskale për qytetarët.