PDSH PËRGATITET PËR KONGRES TË JASHTËZAKONSHËM

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare sot mban mbledhje të zgjeruar lidhur me përgatitjet për mbajtjen e një kongresi të jashtëzakonshëm për të zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare pas dorëheqjes së Menduh Thaçit në krye të kësaj partie, shkruan gazeta KOHA. Bekim Fazliu, zëdhënës i PDSH-së poashtu ka komentuar edhe Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare dhe përplasjet e sotme mes VMRO-së dhe BDI-së. “Ajo që shohim që po ndodh këto ditë sa i përket deklaratës së përbashkët të partive shqiptare për fat të keq më duhet të them se kjo deklaratë e përbashkët për çdo ditë tkurr kërkesat që ishin në atë deklaratë dhe ne kemi frikë se çdo ditë që vjen në fund do del se partitë nënshkruese të kësaj deklarate do thonë që i kanë hy në hak VMRO-së dhe në fund do kërkojnë ë që këtë deklaratë ta mbushin me pika shtesë nga programe dhe platforma e VMRO-së të cilën do zotohen ta realizojnë. Sa i përket reagimit të VMRO-së ne mendojmë se është lojë e kamotshme që luajnë këta dy parti, VMRO dhe BDI”, tha Fazliu. Ndryshe, Partia Demokratike Shqiptare mori dy mandate në zgjedhjet e fundit të 11 dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa diku një javë pas zgjedhjeve Menduh Thaçi dha dorëheqje.