PE miraton rezolutën se në Shqipëri jeton pakicë bullgare

Parlamenti evropian (PE) miratoi rezolutën me të cilën vërtetohet se në Shqipëri, më saktësisht në Prespë të Vogël, Golo Bërdë dhe Gora jetojnë bullgarë. Kjo propozim-rezolutë u vendos në rend dite pas kërkesave të parashtruara deri te Parlamenti evropian nga ana e eurodeputetëve Andrej Kovaçev dhe Angel Xhambaski.  Në amendamentin e miratuar të Kovaçevit dhe Xhambaskit thuhet se Parlamenti Evropian vëren se janë të nevojshëm përpjekje të mëtejshme nëpërmjet  implementimit të plotë të ligjeve të mbrojnë të drejtat e të gjithë minoriteteve në Shqipëri dhe rekomandon që të mbrohen të drejtat e minoriteteve bullgare në Prespë, Gollo Bërdë dhe Gora.


Paraprakisht eurodeputeti Kovaçev në Parlamentin evropian ka deklaruar se në Shqipëri jetojnë rreth 100 mijë bullgarë të cilët nuk i gëzojnë të drejtat minimale që u takojnë si minoritet.