PE shqyrton të martën raport-progresin për Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën

Në raportin për Maqedoninë theksohet se Shkupi duhet ta vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe të ndërmarrë reforma vendimtare në sferat e sundimit të së drejtës, gjyqësorit, korrupsionit, të drejtave njerëzore, punëve të brendshme dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Eurodeputetët të mërkurën do të votojnë për rezolutat e caktuara për të tre vendet. Eurodeputetët të mërkurën do të diskutojnë edhe për çështjen e migrimit, sigurisë dhe mbrojtjes, me ndihmë të Këshillit Europian me 22 dhe 23 qershor. Në të njëjtën ditë me kryetarin e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, ata do ta shqyrtojnë edhe çështjen për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.