Pedofili nxjerr nga vetura katërvjeçaren, e detyron të zhvishet dhe të vallëzon – më pas e filmon (Video, +16)

Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në mediat ruse, në të cilën shfaqet një burrë duke qëndruar pranë një veture në qendër të Moskës, i cili e filmon një fëmijë të zhveshur lakuriq.“Po kthehesha nga puna diku mes stacionit të metrosë Beloruska dhe Dinamos. Një burrë rreth të 50-ve me flokë të thinjura e nxjerr vajzën nga vetura, ajo dukej se ishte 3 apo 4 vjeçe. Vazhdimisht qante. Por, burri nuk hiqte dorë nga qëllimet e tij. Kur e pash duke i zhveshur pantallonat, mendova se ajo po urinonte, por rezultoi diçka krejt tjetër. Ai nxori një kamerë profesionale të zezë dhe filloi ta filmojë. E detyronte të vallëzonte lakuriq”, ka deklaruar Ekatarina, e cila videon ia dorëzoi autoriteteve të sigurisë.Ajo nuk arriti ta ndihmoj vogëlushen e pambrojtur, pasi e ndante një rrethojë mbrojtëse e hekurt. Por, ajo qfarë e kishte befasuar më së shumti është fakti që askush nuk ndërhynte që ta ndalë këtë burrë.

Ekatarina ishte frikësuar shumë, por në një moment i është kujtuar të nxjerrë telefonin dhe ta filmojë ngjarjen. Ajo është munduar të filmojë fytyrën dhe targat e veturës së këtij burri, më pas ka shkuar drejt në polici.“Vazhdoj të rrëqethem me atë çfarë kam parë”, ka shtuar ajo.Policia është vënë në kërkim të pedofilit në video.