Pejë: Shkon për ta vizituar vëllain në burg, burgoset edhe vetë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 23 shtator rreth orës 15:00, një i dyshuar ka shkuar për ta vizituar vëllain e tij në burg, mirëpo i janë gjetur dhe konfiskuar 2.7 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, shkruan Antpress.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje. Ngjarja ka ndodhur në Pejë.