Pelenat Pampers kancerogjene

Little baby boy showing his little feet.

Sipas një studimi në Francë të “Association Santé Environnement France”, pelenat Pampers përmbajnë derivate nafte, të klasifikuara nga Bashkimi Europian si lëndë kancerogjene.

Nuk bëhet fjalë për pelena të thjeshta, por për një nga firmat mbizotëruese në treg. Studimi u publikua në Le Parisien sot më 25 Tetor dhe sipas tij përbërësit përdoren për t’i bërë pelenat më pak të irritueshme për lëkurën e bebeve.

Problemi është se substancat e konsideruara si hidrokarburore policiklike aromatike “PAH” klasifikohen si kancerogjene në kategorinë 1B në përputhje me Aneksin ligjor VI nen.1272 / 2008 i Parlamentit Europian dhe të Këshillit të 16 Dhjetorit 2008.

Lajmi i mirë është se përqëndrimi i PAH është i ulët, aq sa për tu toleruar nga BE. Studimet e ASEF tregojnë se Pampers përmbajnë 0.2 mg/kg të lëndës dhe limiti i EU është 0.5 mg: “Lodrat, përfshirë ato për aktivitete, dhe artikuj për kujdesin e fëmijëve nuk duhet të dalin në treg nëse përmbërësit që kanë kontakt direkt, të zgjatur e të vazhdueshëm ose dhe që zgjat pak me lëkurën njerëzve ose me gojën, nën kushte normale ose të parashikueshme në mënyrë të arsyeshme për përdorim,dhe që përmbajnë më shumë se 0.5 mg/ kg në një nga substancat e listuara të PAH”.