Pensionistët e ardhshëm ne Maqedoni edhe më të varfër

Edhe përkundër premtimeve se brenda dy javëve Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) në bashkëpunim me Agjencinë për supervizion të sigurimit të kapitalit financiar pensional (MAPAS) dhe Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë (FSPIM) do të përgatit Analizë gjithëpërfshirëse për konfirmimin e gjendjes me implementimin e Ligjit për pagesën e pensioneve në shtyllën e dytë, kjo analizë ende nuk është gati, shkruan gazeta KOHA. Nga MPPS- informuan se grupi punues është duke punuar dhe kur të jetë gati analiza, MPPS-ja do ta bëjë publike atë për opinionin.

“Bëhet fjalë për një analizë që ka për qëllim të vëzhgon gjendjen e një kategorie të siguruarve të cilët në vitin 2003 janë anëtarësuar vullnetarisht dhe të cilët në momentin e anëtarësimit në shtyllën e dytë pensionale kanë pasur mbi 40 vjet dhe më shumë se pesë vjet stazh pensional, por nuk kanë qenë mirë të informuar se anëtarësimi i tyre në shtyllën e dytë nuk është në dobi të tyre”, thonë nga MPPS-ja

Problemet me shtyllën e dytë pensionale dolën në shesh pasi 34 persona që kishin dalë në pension në vitin 2014, për shkak anëtarësimit në të dy fondet, atë shtetëror dhe privat, morën pensione më të vogla.

Ndërkaq, shumë ekspertë alarmuan se është koha që të bëhen reforma në sistemin pensional, sepse këto probleme do të barten edhe në të ardhmen dhe do të kemi shumë pensionistë të varfër