Pentagoni: Nga sulmet ajrore në Siri është vrarë një lider i Al-Kaedës

Pentagoni ka deklaruar se nga sulmet ajrore në Siri, gjatë muajit të shkuar, është vrarë, atë që Departamenti i Mbrojtjes e përshkruan si një lider i lartë i al Kaedës që dikur kishte lidhje me Osama bin Laden.

Një zëdhënës i Pentagonit, kapiteni i marinës, Jeff Davis, e identifikoi objektivin si Haydar Kirkan. Zëdhënësi tha se Kirkan mbikqyrte planifikimet për sulmet ndaj objektivave perëndimore jashtë Sirisë, përfshirë dhe Turqinë.

Davis tha se dronët e SHBA-së kryen sulmet ajrore më 17 tetor në zonën e Idlibit, në Sirinë perëndimore.

SHBA më heret ka njoftuar se një javë pas atij sulmi ka goditur objektivat e al Kaedës në Jemen dhe Afganistan.