Për 16 vjet qan dhe çon lule ne varrin e gabuar

Kishte dërguar lule, dhe qarë mbi varr për vite të tëra duke menduar se aty poshtë prehej babai i saj. Por tani, pas 16 vitesh gruaja zbulon se brenda varrit, në vend të të atit prehet një grua.
Pas shockut emocional vjen dhe denoncimi në polici për atë cfarë kishte ndodhur në një varrezë të Milanos.
Historia u publikua në “Corriere della Sera”.
Vajza e të vdekurit të identifikuar me inicialet V.L, i cili u nda nga jeta në 2000 për shkak të një sëmundjeje, zbuloi ngjarjen më 13 tetor kur u bë zhvarrimi.
Burri dhe gruaja ishin nisur nga Pisa për të marrë pjesë në ceremoninë e zhvarrimit dhe në momentin kur është hapur varri kanë vënë re se diçka nuk shkonte: Pranë kockave kanë gjetur flokë të gjatë, ndërsa babai i tyre i ndjerë kishte qenë tullac. Në varr gjendej dhe një çorap gruaje.
Vajza e të ndjerit kërkon të bëhet analiza e ADN-së.
Nuk dua të djeg dhe të çoj në shtëpinë time mbetjet e dikujt që është i panjohur.