Për herë të parë që prej 2014 – Forcat irakiane futen në zemër të Mosulit

Në ditën e 17-të të operacionit për çlirimin e Mosulit nga ekstremsitët e Shtetit Islamik, forcat qeveritare të Irakut kanë hyrë në këtë qytet për herë të parë pas më shumë se dy vitesh. Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare të qeverisë, të cilët nënvizuan se ushtria kishte arritur të thyente frontin kryesor të luftëtarëve të ISIS.

Zyrtarët thanë gjithashtu se gajtë përplasjeve të armatosura nuk ka patur humbje të konsiderueshme nga rradhët e forcave qeveritare. Ata theksuan se në këtë operacion është rritur edhe numri i trupave pjesëmarrëse, teksa deri më tani numëron rreth 50.000 mijë individë të angazhuar si personel ushtarak. Shumica prej tyre janë ushtarë irakianë që mbështeten nga grupet e armatosura kurde. Gjithashtu, ata po ndihmohen nga koalicioni ndërkomëbtar anti ISIS që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara, të cilët po kryejnë bombardime ajrore si dhe po këshillojnë komandantët e Irakut në operacionet në terren.

Aktualisht ushtria irakiane ndodhet ende në periferi të qytetit, ndërsa pritet në çdo moment avancimi i mëtejshëm drejt pjesës qëndore. Trupat e armatosura po përpararojnë nga dy fronte, respektivisht nga ana lindore dhe jugore.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pavarësisht progresit të kënaqshshëm që është regjistruar në 17 ditë, operacioni vijon të mbetet delikat. Ata paralajmërojnë se në kushtet e vështirësisë, ekstremistët e Shtetit Islamik mund të përdorin qytetarët si mburoja njerëzore. Në bazë të informacioneve zyrtare, mendohet se në Mosul po qëndrojnë ende nga 3.000 deri në 5.000 militantë të ISIS./oranews