Për këtë lloj veture asfalti duhet të jetë i rrafshët si pista

Automobili Chiron ka 1.500 kuaj fuqi dhe është i projektuar të ketë shpejtësi maksimale prej rreth 450 km në orë. Ai është jashtëzakonisht aerodinamik dhe shumë i ulët, andaj gjatë vozitjes së tij duhet pasur shumë kujdes që të mos pësojë dëmtime, sidomos nëse asfalti nuk është i rrafshët si pista.

Bugatti Chiron është prezantuar në vitin 2016, si pasues i modelit Veyron dhe gjatë vitit 2017 njësitë e para të kësaj veture në vlerë 2.4 milionë euro kanë nisur të arrijnë në adresat e pronarëve në gjithë botën, transmeton KosovaPress.

Pasi që është prodhuar në sasi të limituara prej 500 njësish, aktualisht është i panjohur numri i veturave të shitura të këtij modeli.

Chiron është atraksion i vërtetë, i cili tërheq adhuruesit e veturave sportive kudo që paraqiten në rrugë.

Fansat nuk lëshojnë rastin që të fotografojnë Chiron në rrugë dhe kështu njëri prej tyre vërejti edhe një “aksident”, i cili i ndodhi njërit nga pronarët e këtij modeli.

Me rastin e daljes nga parkingu në rrugë është dëgjuar një zhurmë e vogël në pjesën e përparme të veturës, e cila kishte “prekur” në asfalt.

Vozitësi i veturës nuk është brengosur shumë rreth kësaj dhe nuk është ndalur për të shikuar dëmet eventuale në automobil.