Për këtë Mercedes Gruevski rrezikon burgun (Foto/Video)

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski rrezikon burgun pasi Prokuroria Speciale Publike veçse ka filluar hetimet për harxhimin e më shumë se 570 mijë eurove për një investim që nuk i duhej ndonjërit nga institucionet e vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në materialet e përgjuara që njihen si ”bombat” e opozitës dëgjohet biseda e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska me ish-kryeministrin Gruevski për të porositur një Mercedes që në bisedën telefonike thirrej si ”Ajo me M”.

Bëhet fjalë për Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard që çmimi fillestar është 450.000 euro por pa asnjë kërkesë plus.

Në bisedën në mes Jankulloskës dhe Gruevskit, ai kërkonte që vetura e tij të jetë edhe me ulëse që bënin masazhë, me ekran për fëmijët dhe të jetë i rehatshëm.

Llogaria përfundimtare për këtë veturë gjigante shkonte në 570.000 euro duke marr parasysh kërkesat plus të Grueskit.

Dje Prokuroria Speciale Publike ka hapur lëndën me emrin ”Tanku” ku dyshohen dy persona për porositje të një veture që nuk ju duhej.
”Në rastin konkret ekzistojnë dyshime se me qëllim për ta përmbushur dëshirën e kryeministrit të atëhershëm për blerjen e tipit të veturës së veçantë, i dyshuari i parë ka nxitur të dyshuarin e dytë për ta shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare dhe autorizim për kryerjen e blerjes publike, që në mënyrë të paligjshme të veprojë-favorizojë operatorin e caktuar ekonomik dhe të blejë atë veturë.”

”Nga PSP ndër të tjera thuhet se ekziston dyshim se i dyshuari i dytë në procedurë pas blerjes publike edhe pse ishte i vetëdijshëm për privilegj të paligjshëm të operatorit ekonomik, përsëri ka sjellur vendim për zgjedhje të ofertës dhe ka miratuar marrëveshjen për blerjen e veturës” thuhej në njoftimin e djeshëm të PSP-së.

Telegrafi Maqedoni ju sjell disa fotografi dhe video për këtë bishë me emrin ”Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard”