Për një vit u shkurorëzuan s 1.110 qifte bashkëshortore

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e shkurorëzimeve në Kosovë për vitin që shkoi, sipas së cilit shkurorëzimet zakonisht ndodhin tek persona që kanë të kryer shkollën e mesme.

ASK nëpërmjet një komunikate për media thotë se të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas  bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2016 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej  1110 fleta statistikore për shkurorëzime.

“Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2016, janë shkurorëzuar 1 110 qifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare ishin 96.3%; serbe 0.4%; turke 0.3%;  boshnjake 0.9%; rom, ashkali dhe egjiptian 1.1% dhe të tjerë me 1.1%. kurse, femra të shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare 83.7%; serbe 0.5%; turke 0.3%; boshnjake 0.8%; rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.8%, si dhe të tjerë 14.0%. Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 15.2%, viti i dytë me 12.6 % dhe më pak se një vit 8.7% të të shkurorëzuarve. Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 230 shkurorëzime, ose 20.7%. Kurse, te meshkujt dominojnë moshat 30-34 vjeçe me 233, ose 21.0%. Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 402, ose 36.2%, kurse  e meshkujve 484, ose 43.6%”, thuhet në komun ikatë.

Ndërkaq, numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 65.8%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 12.5% dhe me një fëmijë me 11.0%