Për pak droni përplasi avionin me pasagjerë

Një tragjedi e rëndë ajrore është shmangur, pasi një dron u afrua rreth njëzet metra pranë një avioni në fluturim, teksa ai ndodhej mbi qendrën e Londrës. Avioni “A320”, që transportonte 165 pasagjerë në bord, pothuajse u përplas me dronin, teksa kishte nisur fazën e uljes drejt aeroportit Heathrow.

Piloti ndryshoi trajektore për të evituar dronin, që vlerësohet të ketë qenë shumë pranë, ndërsa më pas avioni kaloi shumë pranë kullës “Shard”. Ekuipazhi e dalloi dronin, teksa ai ndodhej në të djathtë të avionit.

Incidenti ka ndodhur në 18 korrikun e shkuar dhe për këtë rast është përpiluar një raport, ndërsa fluturimi i dronëve, pa një rregullore specifike, është bërë shqetësues për sigurinë ajrore