Për të dytën ditë me radhë Melania refuzon t’i mbajë dorën Trumpit

Për të dytën ditë me radhë Melania refuzon t’i mbajë dorën Trumpit (Video)

24 orë pasi gruaja e Donald Trumpit, Melania refuzoi t’i mbante atij dorën pas arritjes në Izrael, Trump ka marrë edhe goditjen e radhës.

Zonja e parë edhe një herë nuk i dha dorën të parit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Video e mbërritjes së çiftit në Romë dhe zbritja nga Air Force, shfaqi Presidentin Trump duke kërkuar t’i mbajë dorën asaj, por ajo e largon tutje.

Pamje e njëjtë ishte edhe në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion në Izrael, kur Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe gruaja e tij, Sara shtruan tepihun e kuq për liderin amerikan.