Për herë të parë xhirohet iPhone 8

 

Benjamin Geskin, njeriu i cili shpesh publikon “rrjedhje” nga informatika e industrisë, në profilin e tij në Twitter ka publikuar edhe disa informacione të reja që i përkasin pajisjes së pritur të Apple për një kohë të gjatë – iPhone 8.

Telefoni do të ketë ekran OLED dhe aty do të jetë edhe funksioni Home, i cili është i padukshëm fizikisht në pajisje.

Po ashtu, telefoni do të ketë edhe 3D skanimin për fytyrë, por kjo nuk do të thotë se Apple do të heqë dorë në tërësi nga teknologjia Touch ID

Modeli më i ri i Apple do të mbushet pa tela, do të ketë procesor A11 me teknologji 10-nanometër, derisa iOS 11 në vete do të ketë edhe disa funksione për realitet të zgjeruar.

Geskin ka publikuar edhe një video të shkurtër, në të cilin dikush luan me modelin iPhone 8.