Përbërësit që parandalojnë thyerjen e thonjve

 

Ndoshta nuk e dini por nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, atëherë thonjtë janë pasqyra e shëndetit.

Ngjyra e zbehtë ose shumë e bardhë, forma e çrregullt e kutikulave, thonj të brishtë që thyhen shpejt mund të jenë shenjë e sëmundjeve të ndryshme si probleme në mëlçi, mushkëri, anemi, probleme me keq ushqim dhe infeksione.

Thonjtë që thyhen shpejt lidhen me regjimin e varfër ushqimor, çrregullimet hormonale ose mbi përdorimin e produkteve me përmbajtje toksike.

Kjo gjendje është shumë e njohur për femrat, madje disa prej tyre e kanë tashmë kronike, por me recetën e mëposhtme gjërat do të jenë akoma më të thjeshta.

Përbërësit: 8 thelpinj hudhër, dy lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh.

Qëroni fillimisht hudhrat dhe kalojini në frulator derisa të formohet një masë në trajtë pureje. Era nuk është aspak e këndshme, por nuk duhet të harroni që hudhrat janë të pasura me veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Më pas shtoni në frulator vajin e ullirit dhe atë bajameve.

Vazhdoni me përzierjen derisa masa të bëhet më e lëngshme. Në fund shtoni masën në një vazo qelqi ose shishe manikyri që nuk e përdorni më.

Lyeni thonjtë çdo natë për një periudhë 3-javore dhe do të ngelni të habitur me rezultatin.

Ky losion mbrojtës është një produkt 100% natyral që kanë në përbërjen e tij përmbajtje të lartë të acideve yndyrore esenciale, antioksidantë dhe minerale, të cilët forcojnë thonjtë dhe u sigurojnë një barrierë mbrojtëse kundër agjentëve të dëmshme të mjedisit.