“Përbërje derri” ka në birrë, biskota, tek pasta e dhëmbëve, sapun…

Thonë se në industri sot përdoret praktikisht gjithçka nga derri për të fituar proteina: eshtrat, lëkura, yndyra, madje edhe qimet.

A e dini se çka kanë të përbashkët këto produkte: birra, bonbonet prej gome, plumbi, pasta për dhëmbë, sapuni, biskotat? Besoni ose jo, në të gjitha këto mund të gjenden pjesë të derrit shkruan faqja “Dnevnik.hr.” Përbërje të derrit ka në 185 produkte të cilat ndoshta i përdorim çdo ditë. Këtë pohim holandez e ka shqyrtuar edhe edhe ekipi i emisionit “Provjereno” në Nova TV, transmeton portali Shqipmedia.

Produktet e derrit gati se çdokujt u janë të njohura, mirëpo shum pak e dinë se kjo kafshë kontributin e saj e jep në prodhimin e shumë gjërave të tjera pa të cilat nuk do mund t’ia bënim.

Për shembull, në vendet ku prodhohet birra përdoret përzierja xhelatinoze e cila përmban përbërje nga derri, për shtrydhjen e lëngut nga e cila përbëhet birra, për t’u pastruar përbërjet e dyshimta.

Metoda e njejtë mund të përdoret edhe në prodhimin e verës dhe lëngjeve nga frutat.

Për sapunin ka qenë e njohur që në kohën e Romës se përbëhet nga yndyrra e derrit.

Sot ekspertët thonë se kjo yndyrë ka një funksion të mirë për ta mbrojtur lëkurën nga tharja, dhe krijon një shkumë të bukur e cila në mënyrë efikase i lan duart apo fytyrën