Përçahen turqit në Maqedoni, njëri me Grueskin, tjetri me Zaevin

Lëvizja për unitet kombëtar të turqve (LUKT) ka dalë me një deklaratë për vendimin më të ri të Erdogan Saraç, për koalicion me OBRM-PDUKM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të kësaj partie, lajmet për bashkimin e LUKT-së në koalicionin e OBRM-PDUKM-së të Nikolla Gruevskit, janë të pavërteta.

Kjo parti thotë se bashkangjitja e kryetari të partisë, Erdogan Saraç, me konalicionin e Gruevskit është një akt personal, pa mbështetjen e LUKT-së.

Edin Jakupiviq, sekretar i përgjithshëm i LUKT-së, bëntë ditur se deri në ora 15 të 11 nëntorit, nuk ka ndonjë vendim të Komitetit ekzekutiv, e as atij qendror të LUKT-së, për koalicionim me OBRM-PDUKM-në dhe se vlen ende koalicioni me opozitë, që udhëhiqet nga LSDM-ja.