Përdhunimi i gruas shtatzënë, burri: Si ndodhi në të vërtetë ngjarja

Lidhur me ngjarjen të rëndë​, ku një grua shtatzënë, nënë e 5 fëmijëve është përdhunuar nga bashkëjetuesi i vjehrrës, Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje dhe burrin e shtetases së përdhunuar me inicialet Xh.K..

Sh.K. ka sqaruar se “me nënën e tij L.. nuk kemi pasur kontakte që kur ajo është ndarë nga babai jonë. Dimë që ajo ka vite që bashkëjeton me Shpëtim Zarkën tek shtëpia e këtij të fundit, por ne nuk kemi shkuar asnjëherë atje. As me Shpëtimin nuk kemi pasur asnjëherë komunikim.”

Ndërsa me motrën E.. ne kemi pasur marrëdhënie të mira, ajo është e moshës 13-14 vjeç. Disa ditë para ngjarjes, unë e kisha çuar gruan dhe djalin 2-vjeçar Marselin tek motra e saj M.. e cila banon tek Bërryli, ndërsa unë vetë isha në Sarandë për punë.

Ajo ka qëndruar për rreth 3 ditë tek shtëpia e M,, dhe gjatë kësaj periudhe unë kam folur edhe në telefon me të. Një ditë ajo kishte dalë nga shtëpia e M… dhe tek xhamia në qendër, kishte takuar në rrugë motrën time E… dhe mamanë time L… Sipas Xh…. nëna L,,, i kishte kërkuar që të shkonte së bashku me të tek shtëpia e saj në Valias duke i thënë edhe se burri i saj nuk ishte në shtëpi, por kishte ikur në Greqi. Atje Xh së bashku me djalin kanë qëndruar për 2 ditë dhe më pas ka ndodhur ngjarja në fjalë.

Unë gjatë këtyre dy ditëve nuk kam mundur të komunikoj me telefon me Xh.. pasi e kishte të fikur. Pas 3 ditësh që ka ndodhur ngjarja unë rastësisht e provova numrin e saj dhe me doli i hapur. Kam folur në telefon me të dhe ajo më ka treguar ngjarjen që kishte ndodhur më parë dhe une kam ardhur në Tiranë urgjent.

Dua të sqaroj se gjatë këtyre dy ditëve që unë nuk kam mundur të komunikoj me Xh kam folur në telefon me M,, dhe ajo më ka thënë se Xh.. kishte shkuar në shtëpinë tonë. Unë i kam kërkuar që ajo të shkonte dhe të shikonte tek shtëpia, por kishte punë dhe nuk mund të shkonte.

S’qaroj se Xh.. në telefon më ka treguar se ajo ishte shumë keq, ajo më tha se e kishte marrë mamaja,më kishte futur Shpëtimin dhe ai e kishte kapur me dhunë. Ai me thikën e kishte zhveshur dhe e goditur tek hundët, koka dhe në trup. Po ashtu më kërkoi që të vija urgjentisht. Unë jam nisur me makinë dhe gjatë rrugës nuk kam komunikuar me asnjë person. Kam ardhur në Tiranë dhe kam shkuar në shtëpi, atje ishte gruaja dhe djali, pasi 4 fëmijet e tjerë une i kam në shtëpinë e fëmijës. Unë e kam pyetur që ajo të më tregonte ngjarjen dhe pasi ma tregoi e kam pyetur nëse kishte bërë apo jo denoncim , ajo më tha se nuk kishte bërë, pasi L.. i kishte thënë se e kishte bërë ajo denoncimin.

Unë i kam thënë që të shkonim në Komisariat dhe të bënim denoncim, kështu ne kemi shkuar tek Komisariati nr.5 rreth mesditës. Pas denoncimit, policia ka shoqëruar Shpëtimin në komisariat. Së bashku me policinë kemi kërkuar atë ditë edhe për nënën time por nuk e kemi gjetur. Në ditët në vazhdim unë kam kërkuar te i gjithë fisi im apo të njohur për mamin dhe motrën por nuk kemi asnjë të dhënë se ku ndodhen ato.

Pyetje: Ju kur keni ardhur në shtepi,a i keni parë shenjat e pretenduara nga Xh…?

Përgjigje: Po i kam parë, i ka parë edhe doktori.

Pyetje: A keni pyetur gruan se kur kishte ndodhur ngjarja?

Pyetje: A ju ka treguar gruaja më konkretisht për ditën kur ka ndodhur ngjarja?

Përgjigje: Sipas saj kishte qënë drekë, Shpëtimi e kishte kapur prej flokësh Xh,, duke e kërcënuar me thikë në dorë , e kishte çuar tek dhoma tjetër,e kishte goditur pas koke duke e lënë pa përmendur dhe i kishte grisur rrobat dhe më pas e kishte përdhunuar. Këtë skenë e kishte parë edhe L,,, e cila kishte qënë prezent gjatë gjithë kohës. Pasi e kishte përdhunuar Xh… ishte përmendur dhe i kishte thënë nënës time që të kishte turp për atë që ajo i kishte bërë.

Pyetje: Keni folur me motrën tuaj se çfarë kishte ndodhur?

Përgjigje: Sipas Xh,,, ajo kishte parë rrahjen qe i kishte bërë Shpëtimi, ishte larguar me vrap dhe ne nuk kemi dijeni se ku ajo ndodhet.

Pyetje: Me kë jetonte motra juaj E,,,?

Përgjigje: Ajo ka jetuar me babain tim, por ka rreth 3 muaj që e ka marrë me vete tek shtëpia ku jetonte ajo me Shpëtimin. /Shqiptarja.com/