Përdhunohet dhe vritet në mënyrë barbare vajza e zyrtarit të lartë të BE-së

17-vjeçari, emigrant afgan dyshohet  se ka vrarë  studenten e mjekësisë e cila punonte si vullnetare në një kamp refugjatësh në Gjermani. 20-vjeçarja Maria Ledenburger ishte vajza e një zyrtari të lartë të Bashkimit Europian.

Ndërsa po kthehej me biçikletë nga një festë e organizuar në Freiburg të Gjermanisë, djali nga Afganistani e ka përdhunuar, vrarë e më pas trupin e saj të pajetë e ka hedhur në lumin Dreisam.

Ngjarja shokuese ka ndodhur dy muaj më parë, por vetëm ditën e premte u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes. Megjithëse 17-vjeçari nuk e ka pranuar krimin, në shallin e tij janë gjetur gjurmë të ADN-së së vajzës.

20-vjecarja ishte vajza e avokatit të njohur dhe këshilltarit të Komisionit Evropian, Dr. Clemens Ladenburger.