Përdorimet e vajit të farave të rrushit

Vaji i farave të rrushit është një produkt natyral i cili përmban disa lëndë ushqyese që mund ta na ofrojnë përfitime shëndetësore.

Përveç përdorimit të jashtë për lëkurën apo flokët, vaji i farave të rrushit mund të përdoret për probleme tjera.

1. Përmban acide yndyrore si omega-6, të cilat sipas Shoqata Amerikane të Zemrës janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës, pasi parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

2. Vaji është gjithashtu i pasur me vitaminë E një lloj antioksidanti që mund të mbrojë qelizat kundër radikalëve të lirë. Gjithashtu dihet se kjo vitaminë kontribuon në luftimin e sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

3. E njëjta vitaminë e përmendur më lartë forcon sistemin imunitar.

4. Shumë produkte bukurie kanë si përbërës bazë vajin e rrushit. Kombinimi i vitaminës E dhe omega

5. Eliminon radikalët e lirë në trup dhe në lëkurë. Kjo ndihmon në luftimin e thatësirës së lëkurës, njollave dhe shenjave të tjera të plakjes.

6. Vaji i farave të rrushit ka shumë përdorime bukurie, duke përfshirë zvogëlimin e poreve, shërimin e akneve dhe hidratimin e lëkurës.

7. Ky vaj përdoret gjithashtu për flokët dhe lëkurën e kokës, veçanërisht ato me zbokth.

Vaji i farave të rrushit është produkt natyral, por mund të shkaktojë reaksion alergjik, andaj ju duhet ta ndaloni përdorimin e tij nëse keni skuqje ose kruajtje.