Përfitimet shëndetsore të dredhëzës

Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet të jenë frutat më të pëlqyera jo vetëm të fëmijëve, por edhe të të rriturve.

Janë një mijë e një arsyet se përse nuk duhet t‘i ndajmë kurrë nga tavolina. Në mjekësinë popullore luleshtrydhja është ilaçi që mund të shërojë më shumë sëmundje dhe të përdoret kudo.

Një kërkim shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar luleshtrydhen si një frut të çmuar për ruajtjen e aftësive njohëse të trurit, sidomos atij të femrave. Sipas studimit, meritat janë të flavonoideve. Falë këtyre përbërësve, luleshtrydhet janë ushqimi ideal për të mbajtur trurin në formë të mirë.

Në fitoterapi nga luleshtrydhet përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia.

Por, cilat janë  disa nga përfitimet shëndetësore të luleshtrydheve?

Rregullojnë tensionin e gjakut, parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, arandalojnë kancerin, forcojnë kujtesën, parandalojnë artritin dhe dhimbjen e kyçeve, mbajnë nën kontroll diabetin, përmirësojnë shikimin, mbajnë lëkurën të shëndetshme si dhe rrisin imunitetin./