Përfituesi” – Falsifikonin karta identiteti për të përfituar kredi, arrestohet çifti

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të cilët falsifikonin karta identiteti me qëllim përfitimin e kredive.

Të arrestuarit janë Ergys Çekani 24 vjeç nga Tirana dhe Miranda Dashhana 23 vjeçe nga Elbasani.

“Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacioni “Përfituesi” ku dy personat në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë falsifikuar disa Dokumenta Identiteti, ku me anë të këtij falksifikimi kanë përfituar kredi të ndryshme në një institucion financiar. Kredi të cilat shkojnë në  shumën monetare prej 700.000 lekë”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

Dokumenta për aplikim Kredie
Disa fotokopje Kartash Identiteti me emra të ndryshëm
Dy aparate telefonik celular.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” dhe “Mashtrimi në kredi”, parashikuar nga Neni 189/2-25 dhe 146, i Kodit Penal