Përfshihet nga flaka ndërtesa më e lartë në Tehran, plagosen 38 persona (FOTO)

Të paktën 38 persona janë plagosur pasi ndërtesa më e lartë e Tehranit, u rrëzua nga zjarri, raportojnë televizionet shtetërore, transmeton Gazeta Express.

Policia ka rrethuar zonën, dhe ekipet e shpëtimin janë në rrugën e tyre drejt vendit të ngjarjes.

“Ndërtesa është një nga ndërtesat më të larta në Tehran” ka thënë një zyrtar policor, duke sqaruar se ndërtesa ndodhet në Tehranin jugor.

Transmetuesi shtetëror në Iran ka thënë se të paktën 38 persona u vranë, mirëpo duke shtuar se shumë prej tyre tashmë gjenden në spital për mjekim.

Zjarri u përhap në të gjithë ndërtesën shtatëmbëdhjetëkatëshe në orët e para të mëngjesit.