Përfshihet nga flakët autobusi me pasagjerë në Shqiperi

Një autobus me pasagjerë që udhëtonte nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas, Mallakastër, ka marrë flakë në ecje e sipër ka marrë flakë mëngjesin e ditës së sotme.

Policia bën me dije se pasagjerët kanë zbritur të gjithë nga autobusi dhe nuk kanë probleme për shëndetin.

Ne vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë në ecje e sipër si pasojë e një defekti teknik.

Policia thotë se po punohet nga grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.