Përfshirja e BESËS në qeverinë e ardhshme: Ja çka thonë Taravari e Mexhiti

 

Ne vazhdimisht e kemi thënë se në qeverinë e re duhet të përfshihen gjitha partitë shqiptare, edhe PDSH madje të jetë pjesë e qeverisë së re, edhe pse kemi pasur përplasje qoftë me Besën, BDI e PDSH, por momenti na kërkon të jemi unik, ka thënë Arben Taravari nga LR-PDSH në pyetjen nëse do kishin dashur apo ajo që edhe Besa të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

“Përgjigjen e fundit ata duhet ta japin, se a do jenë apo s’do jenë pjesë e qeverisë”, ka thënë nga ana tjetër, nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti në emisionin 200 në Alsat-M.