Përfundoi takimi i Zaevit dhe Selës në Tetovë

Sapo ka përfunduar takimi mes dy liderëve, Zoran Zaevit dhe Ziadin Selës në selinë e LR-PDSH-së në Tetovë, raporton Antpress.

Në takim është diskutuar për hapat e mëtejshme për Qeverinë reformuese si dhe Zaevi ka kërkuar mbështetje për qeverinë e re.

Asnjëri nga liderët nuk ka dhënë deklaratë për media, pas takimit dhe sipas tyre do të ketë komunikatë me shkrim nga të dy palët./AntPress