Përfundojnë gërmimet arkeologjike në Kalanë e Shkupit

Ka përfunduar procesi i kërkimeve arkeologjike në kalanë e Shkupit. Gjatë këtij procesi janë gjetur mbi 13.400 gjësende të periudhave të ndryshme

Sipas ministres për kulturë, Elizabeta Kançeska – Milevski, nga gjësendet e gjetura, 4.527 janë monedha. Gjithashtu, ministrja bëri të ditur se janë përgatitur të gjithë tabelat dhe udhëzuesit dhe se pritet që pas institucionalizimit të kalasë, të hapen edhe disa muze.

Kalaja e Shkupit ka potencial të madh turistik për promovimin e trashëgimisë së vlefshme kulturore