Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK-së: Unanimisht për zgjedhje!

 

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e cila ka përfunduar para pak çastesh ka marrë vendim që ta mbështes mocionin e opozitës.

Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda kësaj mbledhje të kryesisë.

Sipas këtij burimi, Kryesia ka vendosur që ta rrëzojë Qeverinë dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Seanca për mocion mosbesimi e thirrur nga partitë opozitare, VV, AAK dhe NISMA pritet të nis pas pak çastesh