Perfundou festivali i RTSH. Ja kush fitoi

Ul siparin edicioni i 55-së së Festivalit të Këngës në RTSH me fitoren e këngëtares Lindita Halimi me këngën ‘Botë’.
Kjo këngë do të përfaqësoje Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të Eurovizion. Ndërkohë ky edicion do të kujtohet për një sërë problematikash siç ishte veshja e ekzagjeruar e prezantueses Ledina Çelo, problemet në prezantim të aktorit Kasem Hoxha dhe Çelos.

Megjithatë ky edicion i Festivalit ka qenë një ndër më të komentuarit në rrjete sociale. Gjithashtu do të kujtohet edhe për sjelljen për herë të parë të hologramit të këngëtares Vaçe Zela dhe performancës së sopranos me famë botërore Inva Mula./Gazeta Express/