Përgjaket festivali, vdesin 5 persona dhe plagosen shumë të tjerë

 

Pesë persona janë raportuar të vdekur, pas të shtënave që ndodhën gjatë Festivalit të Muzikës (BPM )në Meksikë.

Një person i armatosur raportohet se ka hapur zjarr në një klub nate në Meksikë në natën e fundit të një prej festivaleve më të mëdha të muzikës në vend.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në klubin Blue Parrot, në plazhin Del Carmen. Në këtë festival marrin pjesë qindra DJ nga e gjithë bota.

Rojet e sigurisë në fillim menduan se nisën fishekzjarrët, duke pretenduar se çdo gjë ishte në rregull, po më pas kuptuan se ishin të shtënash armësh. Ndërsa disa nga të pranishtmit në festë kanë menduar për ndonjë sulm terrorist .

Policia po punon për kapjen e autorit dhe autoritetet meksikane nuk kanë ende një deklaratë zyrtare.