PËRJETIMI QË MERITON NJË PËRKUSHTIM Elina Duni & Rob Luft, në suaza të JazzFest Tetova

PËRJETIMI QË MERITON NJË PËRKUSHTIM

Elina Duni & Rob Luft, në suaza të JazzFest Tetova 2017, në Qendrën Kulturore Tetovë, çfaqën një mrekulli muzikore nga sfera e EtnoJazzit, me përmasa grandioze. Tingulli i akordit, kësaj rradhe tejet melankolik i Elina Dunit, përcjellur nga virtuozi i kitarës Rob Luft, i pushtoj zemret e publikut tetovar, që me një vëmendje dhe përplotë ëndje, u trretën në akustikën mikëlonjëse të kësaj mbrëjeje që gjatë do mbahet mend. Komunikimi skenik i Elinës me publikun, e vë në rrafshin astral evenmentin e përjetuar.

Nga këndvështrimi skenik, ajo ndonëse në një pozitë statike, (gjatë tërrë zgjatjes kohore të koncertit, me përjashtim të biss-it, ishte unjur), çfaqjes i jepte një dinamizëm të veçantë përcjellur me vibracione femrore të trupit dhe të gjymtyrave, që në faktë e syprimonte statikën. Një shkathtësi të këtillë të lëvizjes, mbase, të veprimit skenik, zakonisht e kanë vetëm artistët e dëshmuar, të cilët vokalit të përsosur i japin një korelacion të afërt me spektatorin.

Do jet shumë vështirë ta ndash si të veçantë cilëndo numër nga repertuari mix i melodive të interpretuara në këtë mbrëmje të EtnoJazz-it shqiptar. Megjithate, sipas përshtypjeve të mia, nga ky repertuar, do ta ndaja ,,Bareshën”; një ekstazë e veçantë e interpretimit “etno”, interpretim ky që, përveç zonjës së muzikës shqipe, bilbilit të Kosovës Nexhmije Pagarushës, në piedestalin e imagjinatës vokale, arijti ta ngren, muza e EtnoJazzit, Elina Duni, me vokalin e saj sa melankolik aq edhe pushtues.

Pas një sihariqi të këtillë muzikor, të shpresojmë se Elina së shpejti do na ,,befasoj,, edhe me solo-proektin e sajë brilant dhe nëntgjuhësor, emërtuar si ,,partir”, me të cilin ajo bindëshëm paralajmëron se qëmoti i ka thyer barierat kombëtare të Etnojazzit dhe furrishëm e me sukses, noton në ujrat e dalgëzuar të muzikës planetare./Ilir Luma (per Antpress).