Përlasje e ashpër mes “Besës” dhe “Aleancës”(VIDEO)

Debat iashpër dhe me ofendime mes Ziadin Selës dhe Arben Labënishtit në Programin 200 të Alsat M. Programi ku merrnin pjesë edhe Vesna Stoimenovska e Koalicioni “Për Ndryshime dhe Drejtësi” dhe Stojaçe Angellov i Koalicioni “VMRO për Maqedoninë”, në fillimet e tij karakterizohej me debat idesh, por pas pyetjes së gazetarit Nazim Rashidi se pse nuk u bashkuan “Alenaca për shqiptarët” dhe “Besa”, pasoi një varg përplasjesh dhe ofendimesh mes Selës dhe Labënishtit. Kjo ishte një përplasje e rrallë mes zyrtarëve të dy partive opozitare jashtëparlamentare të cilat prej kohësh refuzohen të përballen me njëra tjetrën. Debat kishte edhe mes të ftuarve të tjerë rreth çështjes së të drejtave të shqiptarëve. Programin 200 mund ta ndiqni sonte në ora 22.40. në Alsat M!

 

https://business.facebook.com/AntpressmkOfficial/videos/370894576581291/