Përmbyset autobusi me turistë në Turqi, 20 të vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 11 te tjerw janë plagosur pasi një autobus me turistë turq u përmbys, pranë qytetit turistik të Marmaris

Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i provincës së Turqisë jugperëndimore,

Autobusi me turistët turq ishte nisur nga  Izmiri dhe po udhëtonte për në Marmaris.

“Nuk kishte turistë të huaj brenda mjetit. Raportohet për një mosfunksionim të frenave, por çështja po hetohet, “tha guvernatori  Amir Çiçek,  për mediat tuke.

Sipas kryebashkiakut të Marmarisit “situata është e tmerrshme.”

“Një numër i madh njerëzish u vranë. Unë mendoj se aksidenti ndodhi për faj të shoferit”, tha kryebashkiaku