Përmbyset traktori, vdes një grua në Saraj

 

Një person humbi jetën dhe një tjetër u lëndua në aksidentin që ndodhi sot në malin Zheden në Saraj të Shkupit.

Personi i cili ka vozitur traktorin e humbi kontrollin dhe u përmbys, përcjell TetovaSot.

Sot në orën 14 në spitalin “Sistina” me ambulancë është sjellur një person i vdekur i gjinisë femër dhe një person i plagosur, të dy nga Kopanica.