Përmbytjet – Tre viktima, evakuohen dhjetëra familje, situatë e njëjtë edhe për 24 orë

Tre viktima, në Mat, Këlcyrë dhe Babrru të Tiranës  dhjetëra familje të evokuara dhe mijëra hektarë tokë bujqësore nën ujë. Ky është bilanci i ditës së parë të stuhisë së paralajmëruar më parë nga autoritetet.

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, raportoi në mbledhjen e Shtabit Operacional në Kryeministri për situatën duke shpjeguar se forca të ushtrisë, policisë, zjarrfikës dhe forca të emergjencave janë në terren për të menaxhuar situatën.