Përndoqi për shumë kohë një femër, kapet 50-vjeçari

Ka marrë fund arratia e një 50 – vjeçari nga Durrësi, i cili për një kohë të gjatë ka përndjekur një femër.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Armando Tirana, i cili ishte shpallur në kërkim.

Sipas policisë, ky i fundit ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen F.H.

Tirana ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me 4 muaj burg për veprën penale “Përndjekja”.