Përplasen tre vetura në rrugën Gostivar-Tetovë, ka të lënduar

Sot rreth orës 9 në autostradën Tetovë-Gostivar, në vendpagesën rrugore në Tetovë, ka ndodhur jë aksident trafiku ku kanë marr pjesë tre vetura:BMV me targa nga Tetova, e drejtuar nga 25 vjeçari G.A. nga Bogovina, Mercedes, me targa nga Tetova e drejtuar nga 51 vjeçari M.S. nga Piroku dhe Polo me targa nga Gostivari e drejtuar nga 30 vjeçarja T.P, transmeton Tetova1.

Gjatë përplasjes, shoferi i Mercedesit dhe bashkëudhëtarja nga BMV-ja Xh.I.(27) nga Bogovina janë lënduar dhe me veturën e ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë. Pas ndihmës mjekësore, shoferi është lëshuar, përderisa Xh.I. është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm. Njashtu gjatë përplasjes është dëmtuar edhe kabina nr.7 e vendpagesës rrugore.

Pas autorizimit të prokurorit publik, ka kryer kontroll ekipi i SPB-së në Tetovë. Po vërtetohet arsyeja e aksidentit, rrethanat ku ka ndodhur dhe gjithçka tjetër.

Fillimisht, arsyeja fillestare e aksidentit është shpejtësia ndërsa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 200.000 denar.