Përplaset treni me autobus, 10 serbë të lënduar

Një tren mallrash dhe një autobus, janë përplasur sot në Mali Zvornik të Serbisë, ku si pasojë janë lënduar mbi 10 persona.

Përplasja mes trenit dhe autobusit ka ndodhur sot në mesditë, ndërsa për një kohë të caktuar është bllokuar qarkullimi hekurudhor dhe ai rrugor.

Mediat serbe në lajmet e para raportonin për 20 persona të lënduar.